Nëse keni formë të këtillë të kokës, më së miri është të konsultoheni me ndonjë stilist, ndoshta do të ishte e mirë t’i ngrinit flokët më lartë dhe të bëni tufa jo të barabarta, sikur stili i Jennifer Goodwin.
Përkujdesja për këtë stil të flokëve kërkon tharje me brushë të madhe të rrumbullakët.
Gjithashtu kërkon ledhatim, duke përdorur krem për stilizim të flokëve të lagura dhe në vend të krehrit më mirë do të ishte nëse i krihni flokët me gishta, kështu do të fitoni formë më të bukur. /Telegrafi/