Site icon Telegrafi

Përkujdesja e lëkurës me piling

Hapi i parë është përgatitja e lëkurës për hidratim, ku përfshihet edhe pilingu i rregullt, i cili do të largojë qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, të cilat mbyllin poret dhe shkaktojnë paraqitjen e puçrrave. Njerëzve me lëkurë të ndjeshme u duhet një piling më i butë, me preparate që mund të blihen në barnatore, me mbishkrimin ‘për lëkurë të ndjeshme’.

Lëkura problematike me akne ka nevojë për piling me preparate të argjilës dhe zinkut, të cilat mund të gjenden në barnatore dhe dyqane të kozmetikës.

Lëkurës normale i përshtaten të gjitha llojet e pilingut, përpos atij që i dedikohet lëkurës së yndyrshme, sepse ai e thanë atë tepër.

Për lëkurën normale preferohet edhe dermoabrazioni, të cilin mund ta bëni edhe në shtëpi me produktet që përmbajnë thartira -alfa hidroksilike, retinole dhe retinoide. /Telegrafi/

Exit mobile version