Site icon Telegrafi

Përkujdesi që duhet keni në muajt e parë të shtatzënisë

Ditët e para të shtatzënisë janë të ndryshme nga një grua në tjetrën. Disa gra janë më të ndjeshme, menjëherë fillojnë të nuhasin aromat, kanë pak marramendje e shumë simptoma të tjera.

Por, mungesa e ciklit menstrual është një nga shenjat kryesore e fillimit të shtatzënisë. Kështu që sapo të vërehet kjo rekomandohet të shkohet për kontroll gjinekologjike.

Sipas doktoreshës Edibe Hoda – Borovci, janë analizat fillimisht dhe eko e parë që duhet menjëherë të bëhen në mënyrë që gjithçka të jenë nën kontroll.

Por nuk duhet të ndaleni me kaq, është ushqimi ai që duhet t’i kushtohet  rëndësi të veçantë jo vetëm gjatë muajve të parë por gjatë gjithë shtatzënisë. Kërkimet shkencore tregojnë se të ushqyerit e nënës, ndikon thellësisht në rritjen dhe zhvillimin e fetusit (embrionit).

Ndër tjera është dukja, konkretisht përkujdesja ndaj lëkurës që pothuajse të gjitha gratë dëshirojnë ti kushtojnë rëndësi në mënyrë që të duken bukur. E  për të pasur një lëkurë të përkryer e të mos dëmtohet fryti, patjetër duhet kujdes i veçantë.

Sa i përket përkujdesit të lëkurës gjatë muajve të shtatzënisë, dermatologia Nexhmije Kusari, shpjegon se lëkura është organ i gjallë që duhet të pasur  kujdes për produktet kosmetole që do t’i vendosni gjate shtatzënisë. ‘Kremërat e anti plakjes duhet të evitohen nga përdorimi sepse mund të dëmtojnë frytin. Po ashtu duhet evituar edhe përdorimi i parfumeve me mbishkrimin parfum ose flagrance, ngase në organizëm ndikojnë si hormone dhe vjen deri të dëmtimi i frytit’ ka deklaruar Kusari.

Ndryshimet fizike, hormonale dhe emocionale janë pjesë e rrugëtimit gjate shtatzënisë. Jo të gjitha mund t’i kenë këto ndryshime por gjithsesi janë të theksuara te një numër i madh i grave.

Sa ndikon mënyra e jetesës dhe ambienti në të cilin jetojmë dhe familjarët e shoqëria në përgjithësi për ta përballuar më lehtë këtë gjendje?

Përgjigjen për këtë e shumë informata të tjera mund t’i merrni në emisionin Ninullë, me temën “Muajt e parë të shtatzënisë”. Emisionin mund ta shihni të plotë në videon poshtë.

Ky emision prodhohet nga PR Solutions dhe RTV Dukagjini, ndërsa sponsor gjeneral është Klinika Amerikane.

Exit mobile version