Site icon Telegrafi

Përkthimi në kohë reale tani i mundësuar në të gjitha kufjet me Google Assistant

Google Translate është një nga platformat më të mira të përkthimit të kohës sonë, falë përdorimit të mësimit të makinës që ndihmon në kuptimin më të mirë të gjërave si gjuha dhe konteksti.

Kjo ishte një nga pikat kryesore të dëgjuseve Google Pixel Buds (lansuar vitin e kaluar) që u dha përdoruesve aftësi përkthimi në kohë reale.

Lajm i mirë është se në qoftë se ju nuk i pëlqeni Pixel Buds, Google njoftoi se tani po sjell aftësinë e përkthimit në kohë reale për të gjitha kufjet që posedojnë Google Assistsant.

Lajmi vjen nga raporti i Droid-Life, ku ata zbuluan një faqe të mbështetjes së Google për Pixel Buds ku thuhet: “Google Translate është në dispozicion në të gjitha kufjet që posedojnë asistentin Google si dhe në telefonat Android.”

Testimi i mëtejshëm nga Droid-Life zbuloi se ndryshimi i bërë në faqen e mbështetjes ishte i saktë, pasi ata gjetën se përkthimi në kohë reale punonte në pajisjet jo-Pixel, si Essential Phone.

Kjo do të thotë se në qoftë se keni kufje me ndihmën e Google Assistant si Bose QC35 II, ju nuk duhet të keni ndonjë problem për të përdorur përkthimin në kohë reale me të.

Ndërsa aplikacioni “Translate” tashmë kryen përkthime në kohë reale përmes funksionit “Conversation”, përdorimi i tyre në kufje mund të jetë më praktik dhe i përshtatshëm në raste të caktuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version