Site icon Telegrafi

Përkrenarja romake u shit në ankand për 3.6 milionë dollarë

Përkrenarja e vjetër gati 2000 vjet e cila përdorej për parada ushtarake është njëra prej tri të ngjashmëve që janë zbuluar deri më sot, ndërsa dy të tjerat gjenden në muzeun britanik.

Helmeta romake u shit të enjten në Londër pasi që gjashtë ofertues serioz rritën çmimin shumë më tepër se që pritej. Fituesi mbeti anonim, shkruan AP. Kjo përkrenare ishte zbuluar në maj nga një arkeolog amator i cili kishte përdorur detektorin për metal. Emri i zbuluesit, një burrë në të 20-at nuk u bë publik. Ky zbulim nuk mbulohej me ligjet britanike për trashëgiminë kulturore, që do t’i jepte të drejtë muzeve britanikë për ta poseduar një artefakt të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version