„Partia e Socialistëve evropian (PES) shprehu përkrahje të plotë për aspiratat e LSDM për organizim të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të besueshme në interes të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PES shpreh brengosje të thellë lidhur me vendimin e Qeverisë për shpërbërje të Kuvendit dhe kërkon që pushteti të bëj përpjekje maksimale që të sigurohen kushtet e nevojshme për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
PES i thekson problemet kryesore: mashtrimet zgjedhore të ndërlidhura me listën zgjedhore, mungesa e lirisë së mediave dhe vendimet kontroverse të Gjykatës kushtetuese për falje të mashtrimeve zgjedhore.
Kryetari i Partisë së socialistëve evropian, Sergei Stanishev, në emër të PES e fton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë ti zbatojë reformat e nevojshme në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos.