Telegrafi

Përkrahje nga New York-u dhe Washington-i për protestat në Maqedoni

Pasi qytetarët nga Shkupi, Manastiri dhe Strumica, u ngritën në protesta masive kundër vendimit të Ivanov për falje të politikanëve, shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në New York, dolën në përkrahje të protestave në Maqedoni në Central Park, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot për në ora 12 sipas kohës lokale, respektivisht në ora 18 sipas kohës në Maqedoni është paralajmëruar edhe protestë para ambasadës së Maqedonisë në Uashington./Telegrafi/