Një i burgosur i lidhur me mafian ka shtënë mbi kolegët e tij të burgosur, dhe atë me armën që e kishte kontrabanduar.
Një i burgosur italian shtiu me armë mbi të burgosurit tjerë me armën që e kishte kontrabanduar me dron, transmeton Telegrafi.
28-vjeçari që ishte i lidhur me mafian e Napolit, ka shkrepur tre plumba mbi të burgosurit me të cilët më herët ishte grindur.
Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë sulm, ka bërë të ditur drejtori i burgut Donato Kapeche.
Burri kishte marrë leje të largohet nga qelia dhe të shkoj në tualet për të bërë dush. Me t’u kthyer në dyert e qelisë, kishte nxjerrë revolen të cilën ia drejtoi gardianit, duke e urdhëruar t’ia jep çelësat e qelive tjera.
E pasi që nuk kishte arritur të hap qelitë e kundërshtarëve të tij, filloi të shtie mbi ta. Ai më pas me telefon mobil (që nuk lejohen në burgje) i telefonoi avokatit të tij, që e këshilloi të dorëzojë armën te gardianët e burgut 100 kilometra në juglindje të Romës.
“Besojmë se arma i është dërguar me dron”, ka shtuar drejtori i burgut.
Italia ka burgjet më të populluara në tërë Bashkimin Evropian, me 120 burgosur në vendet e dedikuara për 100 persona. Këto shifra në Francë fillojnë me rreth 115 e në Spanjë me 70. /Telegrafi/