Telegrafi

Përkrahësja e Bidenit nuk mund të ndalë lotët nga gëzimi, derisa ia kumton lajmin e fitores më të dashurve

Një përkrahëse e zjarrtë e presidentit të ri amerikan Joe Biden, është filmuar duke mos mundur të ndalë lotët kur i telefonon më të dashurve për t’ua kumtuar lajmin – se Joe Biden ka fituar.

Ajo kishte dalë për shëtitje me biçikletë kur e kuptoi se Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara – e nga gëzimi i madh ajo u përlot derisa po fliste me familjarët, transmeton Telegrafi.

Ky moment nuk i shpëtoi mediave amerikane që e filmuan duke qarë derisa thoshte se “Joe ia doli, ka fituar”. Vërehet se ajo me padurim kishte pritur këtë moment.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, e cila tregon më së miri se sa është gëzuar kjo vajzë e re nga SHBA-të. /Telegrafi/