Qindra përkrahës të Donald Trumpit, mbrëmë janë futur dhunshëm në objektin e Kongresit amerikan në Washington, ku si pasojë humbën jetën katër persona.
Washingtoni vazhdon të jetë nën orën policore, kurse ndërtesa e Capitol Hill dhe rrugët përreth saj janë rrethuar nga njësitë speciale të policisë amerikane, transmeton Telegrafi.
Pas sulmit në ndërtesën e Kongresit, në Twitter është deklaruar edhe zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence.
“Dënojmë ashpër dhunën që ka ndodhur këtu dhe vajtojmë humbjen e jetëve të njerëzve si dhe lëndimet që i kanë pësuar ata që u munduan të mbrojnë Capitolin. Protesta paqësore janë e drejtë e qdo amerikani, por këtë sulm në Capitol nuk do ta tolerojmë. Ata që janë përfshirë do të ndjekin penalisht para ligjit”, ka shkruar Pence.
Publikimi i këtij lajmi në Facebook dhe në faqen e Fox News ka shkaktuar reagimin e mijëra komentuesve, ku përkrahësit e Trumpit e kanë shpallur Pence tradhtar. /Telegrafi/