Qindra autobusë me përkrahës të OBRM-PDUKM-së e kanë bllokuar qytetin e Shkupit. Ata do të marrin pjesë në takimin e organizuar në sallën ”Boris Trajkovski”, që do të fillojë në ora 15, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Autobusët janë nisëur nga të gjitha anët e Maqedonisë. Përkrahësit e kësaj partie janë mbledhur në Parkun e qytetit, nga ku janë nisur për te salla e sportit.
Ata i ka udhëhequr ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, kryetari i bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, si edhe funksionarë tjerë partiak./Telegrafi/