Telegrafi

Përkohësisht mbyllet çerdhja “Tashko Karagja” për shkak të përhapjes së fruthit

Foto: Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se gjatë 15 ditëve të ardhshme objekti “Tashko Karagja” në vendbanimin Radishan të Shkupit, që është pjesë e SHF “11 Oktomvri” në komunën Butel, nuk do të kujdeset për fëmijët për shkak të numrit të rritur të fëmijëve me sëmundjen e fruthit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndalimi hyn në fuqi menjëherë, dhe është lëshuar nga komisioni për sëmundjet infektive dhe shërbimi kompetent epidemiologjik. Sot në ora 17:00 është bërë dezinfektim i jashtëzakonshëm i objektit “Tashko Karagja, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë gjendjen me sëmundjen infektive”, njoftojnë nga Ministria.

Ata gjithashtu shtojnë se Ministria gjithashtu do të rekomandojë dezinfektim emergjencë në të gjitha institucionet që kujdesen për fëmijët parashkollor./Telegrafi/