Telegrafi

I përket besimit të krishterë, por Sara Gjordeni thotë se dhuron për familjet në nevojë prej gjashtë vitesh në periudhën e Ramazanit

Foto: Screenshot/Instagram

Sara Gjordeni tregon se edhe pse i përket besimit të krishterë, ajo dhuron gjithnjë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Ish-banorja e Big Brother tha se merr nisma të tilla thuajse çdo vit me ndjekësit e saj, por kësaj radhe edhe me Bardhin.

E njëjta bashkë me të dashurin e saj do të dhurojnë rroba për ata që kanë nevojë.

Foto: Screenshot/Instagram

Kështu njofton në një postim të shpërndarë në rrjete sociale dhe u bën thirrje ndjekësve që ta kontaktojnë.

Lexo po ashtu Një ish-konkurrente e "Përputhen" dogji foton e Sarës dhe e futi atë të Bardhit në gjoks, reagon ashpër këngëtari: Stop me ofendime e bullizime

Postimi i plotë i Sarës (pa ndërhyrje):

“Ndjekësit e mi të vjetër e dinë tashmë se pavarësisht fesë sime të krishterë, prej gjashtë vitesh në periudhën e Ramazanit, dhuroj çfarë kam mundësi për familjet në nevojë ose ndërmarr nisma të tilla me ndjekësit e mi.

Këtë vit, unë dhe Bardhi kemi vendosur bashkarisht që shumë prej veshjeve të cilat kemi veshur në Big Brother, por edhe ato të cilat kanë nevojë, e përveç tyre një shifër të caktuar të ardhurash.

Për këtë kemi nevojë ndihmën tuaj.

Na shkruani në Instagram për familje të tilla që njihni ose jeni një vetë. Bisedat nuk bëhen publike për të ruajtur privatësinë.

Me dashuri, Sara dhe Bardhi”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram