Site icon Telegrafi

Përkeqësohet gjendja me pandeminë në Slloveni – shteti angazhon edhe ushtrinë

Në Slloveni janë konfirmuar 3666 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit gjersa 19 persona kanë vdekur.

Për shkak të situatës së krizës shëndetësore, qeveria vendosi të përfshijë ushtrinë në kujdesin dhe trajtimin e të sëmurëve.

“Ushtria do të integrojë kapacitetet e saj në sistemin shëndetësor dhe do të ndihmojë në trajtimin dhe kujdesin e personave që vuajnë nga COVID-19”, njoftoi qeveria sllovene, duke shtuar se katër ekipe mjekësore do t’i bashkohen shëndetit publik.

Lexo po ashtu Evropa e goditur nga varianti Delta plus: Cilat vende po i kthejnë masat shkaku i valës së re të COVID-19?

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ) mesatarja ditore e të infektuarve është 3157 në shtatë ditët e fundit, ndërsa incidenca 14 ditore është 1971.

Ndër të tjera, masat parashikojnë përdorimin më të gjerë të certifikatave të COVID-it me paraqitjen e dokumenteve të identifikimit, shkurtimin e funksionimit të lokaleve dhe ndalimin e klubeve të natës dhe diskotekave, testimin më të shpeshtë për coronavirusin e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme dhe ndalimin e tubimeve të mëdha publike. /Telegrafi/

Exit mobile version