Site icon Telegrafi

Përkeqësohet gjendja me pandeminë, Mali i Zi vendos për orë policore

Orë policore është duke u futur në Malin e Zi shkaku i përkeqësimit të gjendjes me pandeminë.

Qeveria malazeze ka vendosur se ora policore fillon nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjersa do të ketë ndalim i trafikut ndërqytetas gjatë fundjavave, njoftoi sot drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq.

Sipas masave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ambientet e hotelierisë do të jenë të hapura deri në orën 18:00, raporton rtcg.

Siç njoftoi Galiq, në disa prej qyteteve puna në institucionet arsimore është pezulluar – kopshtet, shkollat, fakultetet dhe klasat në internet po ndërrohen.

Ngjarjet sportive janë të ndaluara gjersa kjo nuk vlen për sportistët që testohen rregullisht. /Telegrafi/

Exit mobile version