Telegrafi

I përkeqësohet gjendja, kryeminstri britanik dërgohet në kujdes intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij nga coronavirusi është përkeqësuar, tha Downing Street.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab, ta zavendësojë atë në detyrat e nevojshme.

Një zëdhënës në Downing Street ka thënë se gjendja e kryeministrit është përkeqësuar, ndërsa me këshillën e ekipit të tij mjekësor, është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital.

“Kryeministri ka kërkuar nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili është Sekretari i Parë i Shtetit, të menaxhojë punë për të në pikat e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi James Slack.

“Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm, dhe ka falënderuar të gjithë stafin e NHS për punën e madhe dhe përkushtimin e tyre”, ka shtuar ai. /Telegrafi/