Telegrafi

Përkeqësohet gjendja e Linda Lusardit, një javë pasi u shtri në spital me coronavirus

Linda Lusardi (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur, Linda Lusardi, ka nevojë për më shumë oksigjen, pasi gjendja e saj që nga java e kaluar nuk ka pasur përmirësime.

61-vjeçarja u shtrua në spital të premten e kaluar, dhe së fundmi ajo pranoi me lot në sy se ishte në prag të vdekjes për shkak të COVID-19, shkruan Daily Mail.

Bashkëshorti i saj, Sam kishte njoftuar se gjendja e saj shëndetësore është e dobët ngase i duhet të furnizohet me më shumë oksigjen.

Lexo po ashtu Linda Lusardi dhe Sam Kane shtrihen në spital pas simpotomave të ngjashme me coronavirus

“Ende me oksigjen, por gjendja shumë dobët. Ajo ha dhe pi rregullisht. Thjesht ka nevojë për nivelet e saj të oksigjenit për të filluar kujdesin për veten përpara se të ndodhë diçka tjetër”, ka shkruar ai.

Në të njëjtën kohë ai falënderoi të gjithë ata që kanë shkruar për shërimin e saj, ndërsa kërkoi që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

Nuk ka disa orë që Linda kishte shkruar për kujdesin që po i  bëhet në spital dhe se ajo së bashku me Sam kanë një rrugë të gjatë për ta luftuar virusin.

Çifti i njohur u shtruan në spital të premten e javës së kaluar, pasi kishin simptoma të ngjashme me coronavirus. /Telegrafi/