Futbollisti është dërguar sot në QKUK për t’iu nënshtruar një operecaoni. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Gjilani
Në njoftimin e Gjilanit thuhet:
Përkeqsohet gjendja e Betim Haxhimuses, dërgohet në QKUK
Ndjejmë për obligim të njoftojmë opinoni publik se lojtari i Gjilanit Betim Haxhimusa sot do ti nënshtrohet një operimi urgjent, i cili vjen si pasojë e përkeqsimit të gjendjes së tij që vjen pas sulmit që i është bërë dje gjatë ndeshjes ‘’Feronikeli – Gjilani’’ nga zyrtarë të klubit nikoqir.
Haxhimusa është dërguar me urgjencë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku pritet që në ora 13:30 ti nënshtrohet operimit. Bëhet fjalë për një frakturë të shkallës së rëndë në dorën majtë e cila nuk e dijme se si do të përfundojë.
Na mbetet të lutemi për shëndetin e Betimit dhe mbarëvajtjen e operacionit.
Gjithashtu edhe një herë u bëjmë thirrje organeve kompetente për zbardhjen e këtij rasti. Dikush duhet të marr përgjegjësi.