Telegrafi

Përkeqësohen treguesit makroekonomik

Shifra, që ka pësuar rishikimin më të thellë është ajo e ritmit të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Në dokumentin e ngjashëm të kuadrit afatmesëm, në janar 2008, kjo Ministri parashikonte për vitin 2010 një ritëm rritjeje prej 9.6 përqindësh, shumë pranë deklarimit euforik "dyshifror" të kryeministrit Berisha. Po kështu, për 2001-ën ishte parashikuar një rritje në masën 9.9 për qind.

Prognozat ulen gradualisht, për 2010-ën, nga 6.7 për qind në janar 2009, në 6.1 për qind në prill të po këtij viti, për të kaluar në 4.1 për qind në korrik 2010. Nga parashikimi fillestar, kemi një ulje në masën 42.7 për qind, por që shkon, madje në -50.5 për qind në rastin e prognozës për 2011-ën.

Kjo e përditshme analizon se në rastin e borxhit publik, kemi një ndryshim të parashikimeve, që e rrit nivelin e tij këtë vit në masën afro 11 për qind, duke kaluar nga 659.6 miliardë lekë, që mendohej në janar 2008 për nivelin e tij në 2010-ën, në 730.7 miliardë, që parashikohet në korrik të këtij viti. /Telegrafi/