Telegrafi

Përkeqësohen marrëdhëniet Britani-Rusi

Ambasadori rus në Londër u thirr në zyrën e ministrisë së jashtme.

Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, ka thënë se përpjekjet për të frikësuar stafin e Këshillit Britanik ishin të papranueshme.

"Së pari, shkëmbimi kulturor mund të jetë vetëm një gjë e mirë midis dy vendeve si Britania dhe Rusia; së dyti puna e Këshillit Britanik në Rusi është tërësisht e ligjshme sipas ligjit rus dhe ndërkombëtar dhe ne mendojmë se ka rëndësi të mbrohet integriteti i zyrtarëve tanë në punën që po bëjnë. Ne mund të themi se humbësit e vetëm nga çdo sulm që i bëhet Këshillit Britanik janë shtetasit rusë që duan të përdorin Këshillin Britanik – 1.4 milionë vitit e kaluar si dhe reputacioni i qeverisë ruse. Unë shpresoj se ka ende kohë për qeverinë ruse të gjejë mënyrë për të ruajtur punën e rëndësishme kulturore që zhvillohet midis dy vendeve tona".

Politikanët britanikë janë të bindur se incidenti më i fundit ka të bëjë më tepër me vrasjen e ish-oficerit të shërbimit sekret rus, Alexander Litvinenko, në Londër në 2006.

Britania ende po kërkon ekstradimin e personit kryesor që dyshohet për vrasjen e tij, Andrei Lugovoi.