Telegrafi

Përkeqësimi i motit në Gjermani: Aksidente të shumta në autostrada

Stuhitë e borës në rajonin e Bavarisë së Gjermanisë kanë shkaktuar aksidente të shumta.

Bëhet e ditur se disa pjesë të territorit gjerman janë mbuluar me borë deri në 10 centimetra.

Reshjet kanë shkaktuar problem për shumë drejtues automjetesh, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi veturat e tyre ishin pajisur me goma vere, duke i bërë ata që të rrëshqasin në rrugë ose të mbesin të bllokuar.

Veçanërisht vështirësi për vozitje ka pasur në autostradën A9 midis Bayreuth dhe Pegnitz.

Siç raportohet, në këtë pjesë të rrugës ka pasur disa aksidente, megjithëse shumica ishin të lehta.

Ndryshe, policia po vazhdon detyrën për të lehtësuar qarkullimin e veturave. /Telegrafi/