Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
Bëhet fjalë për pamje të cilat tregojnë një nga bombarduesit vetëvrasës i cili të dielën e Pashkëve hodhi veten në erë.
Por përveç faktit se pamjet ishin bërë pak para sulmit, çfarë ka rënë në sy është një veprim i tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur ai, para se të realizonte sulmin e tij, përkëdhel një vajzë të vogël.
Terroristi thuhet se mund të shihet duke hyrë në kishën e Shën Sebastianit në Negombo, ndërsa mbante një çantë shpine që përmbante një ‘pajisje’, që ishte përdorur për të masakruar adhuruesit e krishterë.
Kryepeshkopi i Colombo, Kardinali Malcolm Ranjith tha se të paktën 110 vetë vdiqën në shpërthimin e Shën Sebastianit, më vdekjeprurës në një seri sulmesh kundër kishave dhe hoteleve luksoze që vranë 321 persona në total dhe lanë më shumë se 500 të plagosur në Shri Lankë. /Telegrafi/