Prerjet e flokëve të shkurtra për femrat mund të përfshijë që nga prerjet shumë të shkurtra e deri te stilet me pjesën e sipërme me një gjatësi që arrin deri te shpatullat, transmeton Telegrafi.
Pa marrë parasysh nëse për të parën herë keni vendosur që në mënyrë drastike të shkurtoni flokët apo dëshironi të provoni diçka të re, do të ishte mirë që së pari të koni se cilat janë mundësitë që ju ofrohen.
Idetë për një stil të shkurtër të flokëve ilustrojnë llojllojshmërinë e këtij stili, që gjatë kësaj pranvere do të përcillet me trendin e flokëve të shkurtra. Flokët e shkurtër dhe stili modern i tyre mund të theksohet në shumë mënyra, prandaj ka ardhur koha që ta kuptoni se cila formë e shkurtër flokëve përshtatet apo shkon për shtati më së miri me formën tuaj të fytyrës.
Stili i flokëve që mund të mbani përcaktohet më mirë nga forma e kokës dhe e fytyrës tuaj.
Freskojeni dukjen tuaj me disa prej këtyre modeleve dhe vendosni për modelin elegant, të çrregulluar, asimetrik, të rrafshët – këto stile të flokëve do t’ju mundësojnë që të jeni në hap me modën dhe në hap me të bukurën. /Telegrafi/