Telegrafi

Përjetojeni momentin magjik kur fëmija nxirret i gjallë nga rrënojat (Foto/Video, +18)

Një moment rrëqethës është filmuar nga kamerat, ku shfaqet momenti kur një fëmijë i përgjakur nxirret i gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruar, nga sulmet ajrore në Aleppo që lanë të vdekur 60 persona.

Ekipet e shpëtimit u alarmuan kur zbuluan vendin ku gjendej fëmija, koka e të cilit ishte mbuluar në gjak, transmeton Telegrafi.

Për fat ata arritën të nxjerrin fëmijën nga rrënojat, duke ia zbuluar shkallën e vërtetë të lëndimeve që i kishte pësuar nga shembja e ndërtesës.

Fillimisht fëmija nuk lëvizte fare, por derisa e nxirrnin nga rrënojat filloi të qajë, shenjë kjo që fëmija ishte gjallë, dhe menjëherë është dërguar me urgjencë me autoambulancë për në spital për trajtim. /Telegrafi/