Site icon Telegrafi

Përjashtohet përjetë trajneri i Yllit

Vendimi vjen pasi Berisha kishte sulmuar gjyqtarin Xhelal Mumini në takimin Trepça-Ylli në minutat e fundit të lojës, të dielën në kuadër të xhiros së 17-të, transmeton koha.net.

Komesari i Garave ka bërë të ditur se vendimi është marrë duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes dhe analizat e xhirimit si dhe në raportin e Policisë së Kosovës.

“Agron Berisha ka ndjekur gjatë tërë fushës gjyqtarin, e ka goditur dhe ka tentuar më pas ta godasë edhe më tutje duke e përndjekur gjyqtarin Mumini deri në fund të sallës, ku është mbrojtur nga zyrtarë tjerë të ndeshjes që intervenuan dhe i njëjti ka shpëtuar me më pak pasoja. Në këto momente trajneri Agron Berisha është përpjekur të godasë edhe më tutje gjyqtarin . Gjyqtari Mumini nga goditjet e Berishës ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara edhe nga mjeku kujdestar në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e FBK-së, duke shtuar se ky akt është i dënueshëm me aktet normative të FBK-së dhe është dëmtim i rëndë i imazhit të basketbollit në vend dhe jashtë vendit.

FBK po ashtu ka njoftuar se ai ka mundësi të ankohet në shkallën e dytë në Komisionin Arbitrar. 

Exit mobile version