Site icon Telegrafi

Përjashtohen nga Kuvendi, Braçe, Ristani, Paloka dhe Keta

Deputeti socialist Erion Braçe dhe tre deputetët demokratë, Edi Paloka, Roland Keta dhe Arben Ristani janë pezulluar nga Kuvendi për 5 ditë.

Shkak është bërë incidenti të enjten e kaluar, kur deputetët u përplasën verbalisht me njëri-tjetrin.

Pas fyerjeve të deputetit Braçe për Berishën, Ristani, Paloka dhe Keta tentuan ta largonin atë nga foltorja. Në këtë moment ndërhynë truprojat dhe shmangën konfliktin fizik.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Berisha, Ristani, Paloka e Keta, ndërsa PD-ja kërkon përjashtimin me 10 ditë të Erion Braçes, pasi sipas selisë blu ai ka përdorur një fjalor të ulët ndaj deputetëve demokratë./shekulli/

Exit mobile version