Tetë ditët e ardhshme do të jenë të mbushura me ankth për Juventusin, i cili është në pritje të vendimit të Dhomës së Kontrollit të Fair Play Financiar të UEFA-s.
Mediumi Gazzetta dello Sport detajon se si Bianconerët u gjetën fajtorë për rritjen e tarifave të transferimit të lojtarëve për të falsifikuar fitimet kapitale sezonin e kaluar, diçka që çoi në një zbritje prej 10 pikësh në Serie A.
Vitin e kaluar, Juventus ra dakord për një marrëveshje me UEFA-n në lidhje me Fair Play-in Financiar – bazuar në bilancet e dyshimta – që i panë ata të nënshkruanin një marrëveshje dhe të paguanin një pjesë të vogël të gjobës prej 23 milionë eurosh, vetëm rreth 3.5 milionë euro.
UEFA vëzhgoi shqetësimet e Juventusit jashtë fushës sezonin e kaluar dhe hapi hetimin e vet për klubin, diçka që thuhet se do të çojë në ndëshkim të mëtejshëm përpara sezonit të ardhshëm.
Juventusi ka të ngjarë të përjashtohet nga garat evropiane për një sezon të vetëm dhe të detyrohet të paguajë pjesën tjetër të asaj gjobe prej 23 milionë eurosh. Shpresohet se ky vendim do të arrijë para datës 14 korrik.
Nëse vendimi nuk do të arrihej para kësaj kohe, dënimi do të shtyhej për sezonin 2024-25, diçka që do të përfaqësonte humbje më të madhe ekonomike për bardhezinjtë, të cilët presin të arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/