PSG i është bashkuar garës për mesfushorin e Interit, Ivan Perisic, i cili kërkohet edhe nga Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Nerazzurrët dështuan të futen në garat evropiane dhe shumë lojtarë mund të kërkojnë largimin.
Sipas Mediaset Premium dhe Sport.fr, Paris Saint-Germain e do Perisicin, por Interi ka kërkuar 50 milionë euro.
Manchester United po ashtu është pas lojtarit.
Ka edhe kërkesa nga Londra, ku Chelsea dhe Tottenham, po ashtu duan të bëjnë ofertë. /Telegrafi/