Telegrafi

Perisic i zhgënjyer me startin e Interit

Ivan Perisic, anësori i Interit thotë se fillimi i këtij sezoni në Seria A, ka qenë zhgënjyes për skuadrën e tij.

Reprezentuesi kroat thotë se ka pritur një fillim më të mirë të ‘Nerazurëve’.

Ai është i bindur se më kalimin e kohës, Interi do të gjej formën më të mirë.

“Është një fillim zhgënjyes i sezonit, jo ashtu siç ne prisnim. Ne kemi disa lojtarë të rinj dhe një trajner të ri”, ka thënë Perisic.

“Unë mendoj se me kalimin e kohës ne do të gjejmë formën më të mirë. Tani ne duhet të fitojmë kundër Pesacara. Ne duhet të japim gjithçka në këtë ndeshje që të marrim tri pikë”, tha ai.