Telegrafi

Perisic vazhdon me Interin, paga e tij rritet ndjeshëm

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Ivan Perisic, do të vazhdojë me Interin me një pagë prej 5.5 milionë euro.

Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United këtë verë, por që edhe pse u pëlqye nga Jose Mourinho, transferimi nuk u arrit.

Premium Sport shkruan se tashmë ka marrëveshje për vazhdim e kontratës.

Ai ka një pagë prej 3 milionë euro në sezon, ndërsa me rinovim do të përfitojë 5.5 milionë euro.

Ende mbetet prapa nga paga që iu ofrua në Angli, pasi që 7 milionë euro kishte ofruar United.

Marrëveshja e re do të lidh me klubin deri në vitin 2021. /Telegrafi/