Interi ka përjetuar rezultate shumë të këqija në tri javët e fundit, duke marr një barazim dhe dy humbje.
Sipas analizave të medieve italiane, është pikërisht forma e dobët e Ivan Perisic, ajoq ë ka ndikuar direkt edhe në rendimentin e skuadrës.
Kroati ka qenë pika e referimit për strategjinë e Luciano Spallettit.
Në tri ndeshjet e fundit Perisic ka qenë nga më të dobëtit në fushë dhe me shumë gjasa në derbin e Kupës së Italisë me Milain mund ta nisë nga banka rezervë.
Loja e tij në të majtë ka qenë një armë shkatërruese për kundërshtarët në fillim të sezonit.
Së bashku me Antonio Candreva ata kanë qenë lojtarët që i kanë dhen ritëm dhe raste lojës së Interit.
Candreva nuk ka shënuar asnjë gol në këtë sezon, ndërsa Perisic ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.
Pas het-trikut që shënoi ndaj Chievos, Perisic ka qenë ndër më të dobëtit, përfshi përballjen me Juven, Udinesen dhe Sassuolon.
Shumë pak agresiv para portës: asnjë gol dhe vetëm tre gjuajtje në portë, pak krosime dhe asnjë asistim.
Kjo situatë ka bërë që Spalletti të mendojë ta lë në bankë në ndeshje ndaj Milanit. /Telegrafi/