Ivan Perisic ka folur rreth fillimit zhgënjyes të sezonin nga skuadra e tij, por shpreson që me kalimin e kohës të marrin vetën skuadra dhe trajneri De Boer.
Nerazzurrët fituan vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para të Series A kundër Chievo dhe Palermo, dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak mesfushorit kroat.
“Ky ka qenë një fillim absolutisht zhgënjyes i sezonit, i cili me të vërtetë nuk është ai që ne prisnim të ishte”, ka thënë Perisic për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi disa lojtarë të rinj, një trajner të ri, kështu që unë mendoj se gjërat do të përmirësohen me kalimin e kohës. Nuk ishte e lehtë për Frank de Boer për t’u përgatitur për sezonin në vetëm dy javë”.
“Ne duhet të bëjmë më mirë dhe të fillojmë të fitojmë. Loja e parë me Chievon nuk ka shkuar mirë, ndërsa ne kishim shanse për të shënuar kundër Palermos, por vëmë topin në rrjetë vetëm një herë”.
“Tani ne duhet të fitojmë kundër Pescaras, është e vetmja gjë që ka rëndësi. Ne kemi gjithçka për të sjellë në shtëpi tre pikët në Milano.
“A jam unë një lider? Pse jo? Shpresoj se është rasti. Ndihem mirë dhe jam i gatshëm”, përfundoi mesfushori kroat. /Telegrafi/