Njeriu i ndeshjes në supersfidën që Interi e zhvilloi ndaj Juventusit, Ivan Perisic, e përshkroi mos kualifikimin në finale si mungesë fati
Nerazzurët dështuan të fitojnë në penalti pas një rikthimi sensacional në Giuseppe Meazza.
“Ndeshja e parë në Torino ishte vendimtare, ne nuk luajtëm mirë. Mëkati është i madh që nuk kaluam, por Interi është Inter dhe nuk duhet të mbrohemi”.
“Nëse ne do të kishim luajtur kështu në ndeshjen e parë, do të ishim në finale”.
“Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe t’i arrijmë objektivat tanë”, tha Perisic. /Telegrafi/