Site icon Telegrafi

Perisic: Interi mund të dalë nga grupi

Ivan Perisic (Foto: Getty Images/Guliver)

Anësori i Interit, Ivan Perisic, beson se skuadra e tij mund ta kalojë fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët e mposhtën Tottenham Hotspurin në ndeshjen e parë në Grupin B (2-1) për t’i siguruar pikët e para.

https://twitter.com/LastWordOnSpurs/status/1042113780585521153

Njëherësh, kjo ndeshje shënoi edhe rikthimin e zikaltërve në garën më të madhe evropiane pas një mungese të gjatë.

Lexo po ashtu Lajmet për Interin

“Është një fitore shumë e rëndësishme për ne”, është shprehur kroati për faqen e UEFA-s.

“Luftuam deri në minutën e fundit dhe treguam se kemi karakter, dhamë gjithçka. Skuadra jonë ishte në Ligën e Kampionëve për herë të parë, nuk ishte lehtë”.

“Mund të dalim nga grupi, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka thënë futbollisti anësor.

Krahas Tottenhamit, në Grupin B, Interi ka kundërshtar edhe Barcelonën dhe PSV Eindhovenin. /Telegrafi/

Exit mobile version