Telegrafi

Perisic e ‘komplekson’ edhe Ronaldon me modelin e tij të ri të flokëve (Foto)

Ivan Perishic është njëri lojtarëve që po shkëlqen në Euro 2016 me Kroacinë dhe për 1/8 e finales kundër Portugalisë ai vjen me një stil të ri të flokëve.

27-vjeçari ka shfaqur patriotizmin e tij për Kroacinë, duke ngjyrosur flokët me flamurin kombëtar.

Perisic është kthyer në lider të Kroacia me dy gola dhe po aq asistime.

Portugalia duhet të ketë kujdes nga anësori pasi duket se është i gatshëm për ndeshjen e radhës..

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Telegrafi/