Site icon Telegrafi

Perisic drejt largimit nga Interi, e ardhmja e kroatit në Bundesliga

Ivan Perisic nuk do të qëndrojë te Interi, edhe pse është kthyer në klub pas huazimit një vjeçar te Bayern Munich.

Kampionët e Evropës kishin mundësi ta blinin lojtarin, por nuk arritën një gjuhë të përbashkët për çmimin e tij me Interin.

Nga ana tjetër trajneri i Interit, Antonio Conte i ka bërë të qartë lojtarit se nuk llogarit në shërbimet e tij.

Monaco ka qenë skuadra më e interesuar për lojtarin, pasi bashkëkombësi i tij Niko Kovac synon ta marrë në ekip.

Por edhe dy skuadra tjera gjermane janë futur fuqishëm në garë për reprezentuesin kroat.

Hertha Berlin dhe Stuttgart janë në bisedime me agjentët e lojtarit për një rikthim të tij në Bundesliga.

Perisic duket se pëlqen më shumë rikthimin në futbollin gjerman se sa të shkoj në Ligue 1, por problemi qëndron te 15 milionët që Interi po i kërkon për kartonin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version