Site icon Telegrafi

Perisic dhe Handanovic duhet të pranojnë rroga shumë më të ulëta për të qëndruar te Interi

(Foto: Twitter/CalcioMercato)

Shefat e Interit së shpejti do t’i nisin bisedimet me Samir Handanovic dhe Ivan Perisic për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e kontratave të tyre.

Mirëpo, sipas raportimeve në mediat italiane, për të qëndruar në Giuseppe Meazza, të dy lojtarët duhet që të pranojnë rrogë më të ulët.

Nerazzurrët së fundmi ua kanë vazhduar kontratat lojtarëve, si Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella e Federico Dimarco, ndërsa Marcelo Brozovic pritet të jetë i ardhshmi, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje deri në vitin 2026.

Në bazë të njoftimit nga Calciomercato.com, Handanovicit do të ulet dukshëm rroga, derisa e njëjta gjë do të bëhet edhe me Perisic.

Lexo po ashtu Chelsea gati të rivalizojë me Arsenalin dhe Tottenhamin për Perisicin

Kroati nuk do pagë më të ulët se e tanishmja (5.5 milionë euro në sezon), por Interi nuk do t’i ofrojë më shumë se 3.5 milionë euro në vit. Për më shumë, zikaltrit tashmë e kanë transferuar një zëvendësues të tij, Robin Gosens, nga Atalanta.

Kontrata e tij skadon në qershor dhe Interi nuk e ka në plan të ngutet për vendimin përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version