Telegrafi

Perimet mbrojnë nga diabeti

Nënat e ardhshme të cilat çdo ditë konsumojnë perime të ndryshme, lindin fëmijë të cilët kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i llojit 1.

Në anën tjetër, paraqitja e diabetit të llojit 1 te fëmijët nënat e të cilët nuk hanë perime është dyfish më e lartë.

Nuk është i qartë i gjithë roli i perimeve në këtë drejtim, por autorët janë duke bërë studime shtesë në kërkim të përgjigjeve./Telegrafi/