Site icon Telegrafi

Perime verore e cila në ‘smoothie’ është më e mirë se banania

Përdoreni këtë perime herën tjetër kur do të përgatitni kafjallin

Çfarë të bëni me kungulleshën? Do të mund ta zieni, ta mbushni, ta piqni në skarë apo të bëni darkë të lehtë vere.

Mirëpo, më e mira që mund ta bëni – së paku nëse e pyesni Jenn Tanenbaum, themelues i firmës për porositjen e recetave dhe përbërësve për smoothie “Green Blender” – bluajeni në blender.

Po ju sjellim 5 arsye për shkak të të cilave e duam smoothien nga kungullesha, transmeton Telegrafi.

1. Kungullesha është sikur një pëlhure e zbrazët

Kungullesha është e pasur me fibra dhe vitamina dhe ka shije neutrale, e cila mund të përshtatet në çdo smoothie.

Provoni kombinimin e kungulleshës me xhenxhefil, portokall dhe shafran, apo kombinoni me boronica dhe acai bathëza për shije tropikale.

2. I bën mirë shëndetit të trurit

Anët pozitive të kungulleshës janë shumë më tepër se vetë shija.

Është e pasur me mangan, të cilin nuk do ta gjeni në mish apo në produktet e qumështit. Ai është i shkëlqyeshëm për kujtesën dhe për shërimin e plagëve.

3. Më shumë krem nga banania

Herën tjetër kur të dëshironi të shtoni ndonjë përbërës krematoz në smoothie, mos e përdorni bananen por përdoreni kungulleshën. Kungullesha është e varfër me sheqer, ndërkaq e pasur me kalium, vitaminat A dhe C dhe me fibra.

Fibrat e bëjnë smoothien tuaj edhe më të shëndetshëm dhe bashkë me to i japin shije të pasur.

4. Është e mirë për sytë tuaj

Kungullesha që ka ngjyrë të verdhë është dobishme për sy, sepse përmban luteinë dhe zeaxanthinë, antioksidanse të cilat janë të mira për shëndetin e syve.

Antioksidanset janë të përqendruara në lëvoren e kungulleshës, prandaj përdoreni të gjithën – bashkë me farat, lëvoren.

5. Është e pasur me thartirë folike

Një filxhan kungulleshë përmban 35 mikrogramë (rreth 9% të dozës së rekomanduar ditore), thartirë folike, e cila ndihmon në lëvizshmërinë e spermës dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundja e kancerit të zorrës së trashë dhe nga pika në tru.

Kombinoni me artikujt e tjerë të pasur me thartirë folike, siç janë papaja, mjedra dhe spinaqi – për racion të shijshëm dhe të shëndetshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version