Site icon Telegrafi

Përhapja vdekjeprurëse e coronavirusit, mund të jetë së paku dhjetë herë më e keqe se virusi SARS

Virusi që ka goditur Kinën këtë muaj ka alarmuar ekspertët, të cilët kanë paralajmëruar se ky lloj i ri koronavirus vdekjeprurës nga Kina mund të çojë në një shpërthim të paktën 10 herë më të keq se kriza shëndetësore 17 vjet më parë që kishte ardhur nga SARS (koronavirusi i rëndë i lidhur me sindromën e frymëmarrjes).

Dr Guan Yi, drejtor i Laboratorit Shtetëror të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Hong Kongut, rrëfeu për mediat kineze se situata në Wuhan – nga origjina e virusit – ishte tashmë ‘e pakontrollueshme’, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu pretendoi se autoritetet kineze humbën ‘periudhën e artë’ për të kontrolluar virusin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

“Unë kam përjetuar aq shumë sëmundje dhe kurrë nuk jam ndjerë më i frikësuar. Shumica e [viruseve] janë të kontrollueshëm, por këtë herë unë jam i frikësuar”, tha Dr Guan për shtyp, duke parashikuar se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Virusi i ri fatal, i cili u shfaq në Wuhan muajin e kaluar, ka vrarë të paktën 17 njerëz, dhe janë të sëmurë më shumë se 590 persona duke bërë që qeveria qendrore ta vëjë në ‘karantinë’ qytetin e 11 milionë banorëve.

Simptomat e saj janë zakonisht një ethet, kollë dhe probleme me frymëmarrjen.

Shkencëtarët në Kinë kanë parë ngjashmëritë e saj me SARS, e cila u shndërrua në një vrasës global midis viteve 2002 dhe 2003. /Telegrafi/

 

Exit mobile version