Site icon Telegrafi

Përhapja e madhe e COVID-19 te Valladolidi vë në rrezik zhvillimin e ndeshjes ndaj Barcelonës

Gjashtë lojtarë të tjerë nga Real Valladolid thuhet se kanë rezultuar pozitiv për coronavirus pas klubit që njoftoi se Roberto Jimenez kishte Covid-19 tashmë.

Valladolid pezulloi stërvitjen e së mërkurës, pasi Roberto Jimenez rezultoi pozitiv me coronavirus.

Përveç portierit thuhet se ka edhe gjashtë lojtarë të tjerë në Valladolidit që konfirmuan se kanë coronavirus dhe tre të tjerë nga stafi i trajnerëve.

Sipas gazetës spanjolle Sport, ndeshja mes Barcelonës dhe Valladolidit e planifikuar për në 5 prill mund të përfundojë të shtyhet.

 

Sot (e enjte) ose gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë vendim zyrtar nga La Liga ose autoritetet shëndetësore sa i përket kësaj ndeshje.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 29-të, ndërsa një javë më vonë me 10 prill, Barcelona luan ndaj Real Madridit në El Clasico. /Telegrafi/

Exit mobile version