Telegrafi

Përhapja e lumturisë dhe dashurisë përmes festivalit të ngjyrave (Foto)

Mijëra njerëz kanë marr pjesë në një nga festivalet më të njohura në Tajlandë “Holi Rangotsav Festival”, i cili njihet për shumëllojshmërinë e ngjyrave, që si qëllim ka shpërndarjen e dashurisë dhe lumturisë.

Në këtë festival njerëzit mblidhen për të shprehur dashurinë dhe lumturinë përmes ngjyrave të shndritshme organike, shkruan Reuters.

Festivali me origjinë Hindu përveç ngjyrave që është karakteristikë e tij, ofron edhe ushqime të ndryshme tradicionale, si dhe muzikë e aktivitete të tjera argëtuese.

Në këtë vit ai është organizuar nga shoqata Vishwa Hindu Parishad në universitetin e Bangkokut. Pamje të këtij sjell Reuters përmes fotove.