Site icon Telegrafi

Përhapja e coronavirusit në Itali konsiderohet si shpërthimi më i madh i këtij virusi në Evropë

Tani ka 78,854 raste të konfirmuara të coronavirusit të ri dhe 2,465 vdekjeve në të gjithë botën, sipas shifrave të fundit.

Shumica e rasteve dhe vdekjeve janë në Kinë, e ndjekur nga Japonia dhe Koreja e Jugut, transmeton Telegrafi.

Gjatë fundjavës, rastet e konfirmuara të Italisë u rritën nga tre të premten në mëngjes në më shumë se 130 të dielën, duke shënuar shpërthimin më të madh të Evropës.

Këtu janë pesë vendet e para që kanë përjetuar shpërthime jashtë Kinës:

  1. Japoni: 738 raste, 3 vdekje. (639 raste në anije lundrimi Diamond Princess dhe 99 në tokë.)
  2. Koreja e Jugut: 602 raste, 5 vdekje
  3. Itali: 132 raste, 2 vdekje
  4. Singapori: 89 raste
  5. Hong Kong: 74 raste, 2 vdekje. /Telegrafi/
Exit mobile version