Telegrafi

Përhapet panik në rrjetet sociale se kukulla ‘Anabelle’ është arratisur nga muzeu ku ndodhet, ashtu siç ndodh edhe në film

Lajmet për arratisjen e “Annabelle”, e ashtuquajtura kukull e frikshme që është frymëzimi i filmit të famshëm horror “The Conjuring”, u bë temë diskutimi gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Kjo pasi disa fansa kanë shkruar në rrjetet sociale se ashtu siç ndodh edhe në film, kukulla është arratisur nga muzeu ku ndodhet, pa lënë gjurmë, shkruan DailyMail.

Mirëpo Toni Spera, dhëndri i hetuesve të famshëm Ed dhe Lorrene Warren, përmes një videoje të publikuar në kanalin YouTube të familjes konfirmoi se kukulla “Annabelle” ishte akoma në kutinë e saj të xhamit në Muzeun Occult në Connecticut.

“Unë jam këtu për t’ju thënë diçka, nuk e di nëse doni ta dëgjoni këtë apo jo, por Annabelle nuk u arratis”, tha Spera në një video-selfie ndërsa ktheu në mënyrë dramatike kamerën nga kutia e xhamit.

“Annabelle është gjallë – mirë, unë nuk duhet të them e gjallë – ‘Annabelle’ është këtu, në gjithë lavdinë e saj famëkeqe. Ajo kurrë nuk u largua nga muzeu”, shtoi ai.

I gjithë mashtrimi filloi në rrjetet sociale kur fansat vunë re se dikush kishte shkruar në faqen e Wikipedia-s se ‘Annabelle’ ishte zhdukuar nga muzeu më 14 gusht në orën 3 të mëngjesit”.

“‘Annabelle’ është këtu. Ajo nuk shkoi askund. Ajo nuk bëri një udhëtim. Ajo nuk fluturoi me klasin e parë dhe ajo nuk doli për të vizituar të dashurin e saj”, tha Toni përgjatë videos.

“Kështu që këtu është. Le t’i vendosim thashethemet në qetësi djema. Vlerësoj gjithë shqetësimin tuaj. Do të shqetësohesha nëse ‘Annabelle’ me të vërtetë do largohej sepse ajo nuk ka ku të luajë”, tha tutje ai përgjatë videos..

Përndryshe, filmi “The Conjuring” me historinë e famshme të kukullës ‘Anabelle’ ka qenë një hit i madh, pasi ka grumbulluar 1.9 miliard dollarë fitime kundër një buxheti prej 139.5 milionë dollarësh sa janë shpenzuar për realizimin e tij. /Telegrafi/