Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka marrë një vendim të guximshëm sa i përket publikimit të albumit të saj të ri ‘Chromatica’.
Albumi ishte parashikuar të lëshohej me 10 Prill të këtij viti por që për shkak të pandemisë globale COVID-19 publikimit do të bëhet më një datë më vonë, shkruan Daily Star.
Në një deklaratë të gjatë në Twitter, Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, tha se ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për tu bërë.
“Doja t’ju them se pas shumë diskutimesh, unë kam marrë një vendim tepër të vështirë për të shtyrë publikimin e Chromatica. Do ju njoftoj për datën e re dhe do të jetë në vitin 2020.”
⚔️💓 pic.twitter.com/0vgqIEeBIz
— Lady Gaga (@ladygaga) March 24, 2020
Ylli i muzikës pop i ftoi të gjithë ndjekësit e saj të vazhdojnë të ndjekin rregullat e izolimit për të mos u përhapur më shumë virusi.
Gaga do të sjellë bashkëpunime të ndryshme në albumin e saj të ri, duke përfshirë edhe këngëtaren Ariana Grande. “Chromatic” do të jetë albumi i parë i këngëtares që nga viti 2016 kur e kishte publikuar “Joanne”. /Telegrafi/