Numri i turistëve në vitin 2021 në krahasim me janarin e vitit të kaluar është përgjysmuar për 49.2%, ndërsa numri i bujtjeve është ulur për 40.7%.
Numri i turistëve vendorë shënon rënie për 12.1%, ndërsa numri i turistëve të huaj shënon rënie për 69.8%.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, numri i i turistëve në janar është 28.102, ndërsa numri i bujtjeve është 65.031.
Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në vitin 2021 në krahasim me janarin e vitit të kaluar është ulur për 15.3%, ndërsa numri i bujtjeve për turistët e huaj është ulur për 60.2%./Telegrafi/