Telegrafi

“Përgjithmonë” – Loredana Zefi publikon momente të veçanta me partnerin e saj të ri, Karim Adeyemi

Rap-artisja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, javë më parë ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.

Ajo ka bërë të ditur për ndjekësit se po shijon një romancë të re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Të njëjtit këtë periudhë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale duke publikuar momente të veçanta së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Gjuj për to” së fundmi ka ndarë disa të tilla, ku shihet se po argëtohen tejet shumë me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Noizy merr si dhuratë nga Karim Adeyemi një fanellë të tij të Dortmundit

“Përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi që Loredana ia ka vënë këtij postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Lidhja e re e biondes vjen pas marrëdhënies publike që kishte me reperin ferizajas, Mozzik.

Me reperin shqiptar kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Hana. /Telegrafi/