Rap-artisja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, javë më parë ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.
Ajo ka bërë të ditur për ndjekësit se po shijon një romancë të re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Të njëjtit këtë periudhë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale duke publikuar momente të veçanta së bashku.
Krijuesja e hitit “Gjuj për to” së fundmi ka ndarë disa të tilla, ku shihet se po argëtohen tejet shumë me njëri-tjetrin.
“Përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi që Loredana ia ka vënë këtij postimit.
Lidhja e re e biondes vjen pas marrëdhënies publike që kishte me reperin ferizajas, Mozzik.
Me reperin shqiptar kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Hana. /Telegrafi/