Site icon Telegrafi

Përgjimet zbulojnë lidhjen e profesorit shqiptar me ISIS-in (Video)

Teologu dhe profesori i jurisprudencës Islame, Klodian Zaimaj, i arrestuar nga policia malajziane më 6 tetor të këtij viti, është përgjuar duke biseduar me pjestarë të grupit terrorist filipinas të njohur si “Abu Sayyaf”.

Po ashtu Zaimaj, i njohur me emrin islam Ibrahim, është interceptuar nga shërbimet sekrete të bisedonte në telefon me pjestarë të tjerë të grupit, të cilët ndodheshin të arrestuar për vepra që lidheshin me akte terroriste në këto vende.

Këto të dhëna janë disa nga rezutlatet e hetimit. Zbardhja e bisedave ka zbuluar lidhjet e Zaimajt, me elementë me tendenca terroriste. Hetimi i autoriteteve malajziane kishte nisur që në muajin qershor të këtij viti.

Pas intereceptimit të bisedave telefonike, Zaimaj, ishte mbajtur në vëzhgim nga shërbimet sekrete malajziane dhe policia vendëse.

Ndërkaq gjatë kësaj kohe ai mësohet se ka pasur lëvizje edhe në Shqipëri, apo vende të Lindjes së largët ku jetonte. Këto lëvizje po ashtu janë vëzhguar nga shërbimet sekrete duke krijuar një panoramë të plotë të lidhjeve dhe qëllimeve të imamit dhe profesorit shqiptar me banim në Kuala- Lumpur.

Autoritetet shqiptare, kanë kërkuar më tepër informacion nga homologët e tyre malajzianë për aktivitetin e tij në këtë vend, por deri më tani nuk kanë mbërritur të dhëna të rëndësishme.

Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare kanë kryer në Shqipëri kërkime mbi lidhjet e Klodian Zaimajt në vendin tonë. Prindërit e tij i kanë hedhur poshtë akuzat dhe janë shprehur publikisht se djali i tyre është futur në kurth./Tv Klan/

Exit mobile version