Telegrafi

Përgjimet në Maqedoni, BDI-ja kërkon të merren masa ndaj publikimit të tyre në rrjetet sociale

Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), janë publikuar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto inçizime dëgjohen bisedat e kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, pastaj të ish-zv. kryeministrit Musa Xhaferri, deputetes Ermira Mehmeti, etj.

Sipas gazetës Dnevnik, BDI-ja thotë se kjo është edhe një dëshmi se i tërë procesi është komprometuar dhe i bëjnë thirrje PSP-së, Prokurorisë publike, MPB-së dhe Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, që të marrin masat e duhura për të kryer punën e tyre./Telegrafi/